Transmetuar më 30-09-2019, 18:31

Klubi i Seria D, Grosseto ka pushuar nga puna trajnerin e të rinjve Tommaso Casalini.

Ai u shkarkua sepse tha se aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg duhet "marrë me shuplaka".

Thunberg është bërë një figurë globale pas qëndrimeve tw fundit nw OKB, mbi ndryshimin e klimës, por veprimet e saj provokuan një reagim të ndyrë nga Casalini, i cili kishte qenë asistent trajner i ekipit të të rinjve Grosseto.

"Kjo ku..ë! Një 16-vjeçare meriton të rrihet, ajo është në moshën e duhur, ”shkroi ai në Facebook.

Kjo u pasua nga reagime të shumta dhe klubi italian vendosi ta shkarkonte, duke e motivuar reagimin e tij, si "mos veprim në përputhje me klubin, i cili përqendrohet në vlerat morale edhe më shumë sesa vlerat teknike".

Casalini më vonë kërkoi falje për komentet e tij.

"Unë doja të kërkoja falje publikisht nga të gjithë, duke filluar me Greta Thunberg, për postimin që shkrova në Facebook javën e kaluar", – tha ai.

"Ishte një shpërthim i shkruar në një moment zemërimi kundër aktivistes së re suedeze", tha trajneri, i cili pranoi më vonë se gjuha dhe përmbajtja e tij ishin të gabuara./a.m/NOA.al