Transmetuar më 30-09-2019, 22:16

Prej tre ditësh, Britania e Madhe është nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë sjellë edhe përmbytje të ndryshme në disa zona të vendit ishullor.

Alarmet për përmbytjet janë përhapur në të gjithë vendin.

Po ashtu nisur nga gjendja e rënduar janë marrë dhe masa sigurie si bllokimin e qarkullimit në disa akse të ndryshme rruge si dhe ndërprerje të transportit hekurudhor.

Sipas shërbimit meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar, pas shirave është parashikuar një uragan që mund të përfshijë vendin.

Fundjava duket që do të jetë dhe periudha më e vështirë për Britaninë që mund të goditet nga uragani Lorenzo.

Për shkak të përmbytjeve është ndërprerë një pjesë e madhe e transportit hekurudhor. Nga vera e nxehtë meteorologët kanë parashikuar shtrëngata dhe shira të rrëmbyeshëm edhe për pjesën tjetër të kontinentit, në javët në vazhdim. /a.m/NOA.al