Transmetuar më 01-10-2019, 08:51

Ishte burgosur për trafik femrash dhe fëmijësh, por në vitin 2002, arriti që të arratisej nga burgu.

Song Jiang u zbulua dhe u ridërgua në qeli më 19 shtator, pas 17 vitesh arrati.

63-vjeçari ka jetuar gjatë gjithë kësaj kohe në një shpellë, duke pirë ujë lumi dhe duke ndezur zjarr me dru.

Policia e kontest së Yongshan në Kinë, shpjegoi se mori një informacion në fillim të shtatorit.

Të dhënat e siguruara i çuan agjentët në kërkimin e Jiang në malet e Yunnan, në jugperëndim të Kinës, më saktësisht në distriktin Daxing, shkruan noa.al.

Pas kërkimeve të para pa rezultat, autoritetet vendosën që të përdornin dron, duke bërë që të pikaset i dyshuari në shpellë.

Gjatë marrjes në pyetje, Jiang deklaroi se gjatë 17 viteve nuk ka folur me askënd dhe për rrjedhojë kishte vështirësi në komunikim, edhe me agjentët. /a.y/noa.al