Prifti pedofil përdhunon fëmijën 9 vjeç në dhomën e rrëfimit, merret vendimi i bujshëm
Transmetuar më 01-10-2019, 09:22

Kisha katolike australiane ka dhënë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion dollarësh australian ose rreth 620 mijë euro, pasi pranoi përgjegjësinë ligjore për abuzimet seksuale të pësuara në vitin 1982 në dëm të një fëmije në dhomën e rrëfimit, nga ana e një prifti të njohur pedofil, Gerald Ridsdale.

Marrëveshja, kostoja e së cilës për kishën mund të arrijë 3 milionë dollarë, përfshi edhe shpenzimet ligjore, u komunikua këtë të diel nga avokatët e viktimës, pas takimit me përfaqësuesit e kishës.

Ridsdale ndodhet në burg qysh prej vitit 1994, pasi pranoi se ka sulmuar seksualisht 65 të mitur të dy gjinive të ndryshme, gjatë viteve 1960, ‘70 dhe ‘80, edhe pse dyshohet të jetë i përfshirë në shumë më shumë raste.

Marrëveshja shënon një precedent thelbësor dhe mund ti hapë rrugën qindra rasteve të tjera dëmshpërblimi për viktima të tjera, shkruan noa.al.

Njëri nga avokatët e viktimës, Judy Courtin, deklaroi se marrëveshja u arrit, pasi kisha, mohoi për një kohë të gjatë çdo dijeni lidhur me krimet e kryera nga Ridsdale. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...