Transmetuar më 01-10-2019, 09:43

La vetëm në makinë për pesë orë me radhë vajzën 2 vjeçe, për të shkuar në lokal me një shoqe, por vogëlushja u gjet e vdekur.

June Love Agosto nga Torrance, California, qëndroi brenda në mjet për orë të tëra këtë të shtunë. Ndonëse temperaturat jashtë ishin 25 gradë, nëna e kishte mbuluar të bijën me një batanije dhe kishte ndezur ngrohësen e makinës, duke bërë që e mitura të gjejë vdekjen nga i nxehti.

Kur gruaja u kthye në makinë pas pesë orësh, e gjeti të bijën me shenja të djegurash dhe mes të vjellave, pa ndjenja.

Ajo i hodhi ujë të ftohtë dhe lajmëroi ndihmën e shpejtë, por pavarësisht dërgimit në spital, e mitura gjeti vdekjen si pasojë e arrestit kardiak, shkruan noa.al.

Nëna e vajzës, e cila ka një të kaluar me varësi nga droga, ka edhe një fëmijë tjetër, i cili i ishte hequr nga kujdestaria nga ana e shërbimeve sociale dhe ishte birësuar nga një pjesëtar i familjes. /a.y/noa.al