Transmetuar më 01-10-2019, 13:11

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë pesë viteve të fundit, thuajse 30 mijë fëmijë nën 10 vjeç, janë arrestuar nga policia.

Këtë fakt e tregojnë statistikat e FBI për një periudhë nga viti 2013 deri në 2017. Numri vjen duke u rritur për moshën nga 10 deri në 12 vjeç, duke shkuar thuajse 230 mijë.

Këto statistika dolën në valën e arrestimeve të disa të miturve, të cilët u trajtuan si të rritur në disa shkolla të vendit.

Në mënyrë të veçantë në Orlando u arrestuan dy vajza 6 vjeçe, për krime ndaj të miturve. Pas këtij veprimi, agjenti përgjegjës u pushua nga puna.

Në SHBA, 34 shtete nuk kanë një moshë minimale që lejon arrestimin e të miturve, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur moshën 10-vjeçare si kufirin minimal. /a.y/noa.al