Transmetuar më 01-10-2019, 19:06

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur gazetarja e BBC, 27-vjeçarja Hanna Yusuf.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e saj, për të cilën ka nisur një hetim.

Hana ishte një emër i njohur, ndërsa në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë për The Guardian tha se do të vishte hixhabin, veshje për myslimanët.

Përpara se t’i bashkohej BBC, gazetarja shkroi edhe për mediat prestigjioze përfshirë The Guardian, The Independent, Times, Muslim News, Pool and Grazia Magazine. /k.k/noa.al/