Transmetuar më 02-10-2019, 15:00

Një djalë 24 vjeçar nga Ukraina, i ka shokuar të gjithë duke u martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare.

Aleksandër Kondratjuk ka thënë se kishte një lidhje të veçantë me të ndërsa gruaja po ashtu ka thënë se ai ishte një burrë i mirë që e respektonte dhe e nderonte.

Por fqinjët thonë se djali, i cili jetonte në një tjetër qytet, as nuk vjen fare ta takojë. E kanë parë vetëm kur bëri dasmën, një ceremoni të nxituar dhe më pas nuk ka ardhur më.

Por mesa duket në Ukrainë, ushtria është ende me detyrim. Çdo i ri duhet ta bëjë patjetër, për shumë muaj. Përjashtim bëjnë vetëm ata bashkëshortë që nuk shkojnë dot në ushtri pasi kanë bashkëshorten e tyre invalide.

Dhe kjo është arsyeja qe Aleksander u martua kur po i bëhej thirrja për ushtri, dhe menjëherë pas martese ka shkuar te autoritetet dhe u ka thënë se s’mund ta kryejë shërbimin pasi bashkëshortja e tij është invalide.