Transmetuar më 02-10-2019, 19:38

Një çift vrasësish serial, të cilët mësohet se janë autorë të vdekjes së 20 grave, është dënuar me 654 vjet burg. Sipas asaj që shkruajnë mediat, çifti ushqente qentë me zemrat e viktimave. “Monstrat e Ecatepec” kanë marrë një dënim të ri me 40 vjet për vrasjen e një gruaje në Mars të 2018-s.

Si të gjithë viktimat e tjera, edhe kjo vrasje ndodhi në Ecatepec të Meksikës. Juan Carlos Hernandez Bejar, 38 vjeç dhe Patricia Martinez Bernal, 44 vjeç, u arrestuan në Tetor të një viti më parë, kur po hidhnin në rrugë një karrocë fëmijësh të mbushur me mish njeriu.

Kur policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tyre, gjetën edhe mbetjet trupore të viktimave të tjera. Hernandez pranoi se kishte vrarë 20 femra. Ndërkohë Bernal ishte ajo që u afrohej viktimave, zakonisht femrave të reja dhe i bindte ato që të shkonin në shtëpinë e saj për t’i shitur produkte të ndryshme.

Sapo viktimat shkonin në shtëpi, vriteshin dhe copëtoheshin nga Hernandez. Ndaj çiftit rëndon edhe një dënim për trafik të qenieve njerëzore, pasi shitën fëmijën e një prej viktimave.