Surpriza e veçantë, në ditëlindjen e 70-të të Luan Zhegut! FOTO
Transmetuar më 02-10-2019, 19:39

Sot në përvjetorin e 70-të të artistit Luan Zhegu, u organizua edhe një festë publike në nderim të tij, që e bëri të veçantë festën e tij.

Moderatorja e emisionit të "Pasdites" në Tv Klan, Rudina Magjistari i bëri një surprizë të këndshme këngëtarit të mirënjohur.

Ai u ftua bashkë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ikona të muzikës së lehtë shqiptare si Liljana Kondakçi, Kozma Dushi, kompozitori Osman Mula dhe Alida Hisku.

Nuk i fshehu dot emocionet, teksa Luan Zhegu këndoi disa nga këngët më të mira të repertorit të pasur ndër vite.

Luan Zhegu është dhe mbetet një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore.

I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

Ai kujtohet për këngët, "Bashkë me fëmijët", teksti Agim Doci, kompozuar nga Osman Mula, "A do të vish Alo, Alo…!", me tekst sërish nga Agim Doçi, kompozuar nga i njëjti kompozitor Osman Mula, apo edhe me këngën "Të dua ty"  që e këndoi në duet me Liljana Kondakçi. /NOA.al

Loading...
Loading...