Dy djem rrahin deri në vdekje shqiptarin, gjykata greke i lë të lirë
Transmetuar më 02-10-2019, 20:53

Dy djem shqiptarë në Greqi, kanë rrahur një shqiptar tjetër dhe ngjarja precipitoi në vdekjen e tij.

Policia greke shoqëroi dy të dyshuarit e krimit duke i gjetur përgjegjës për vdekjen e 41 vjeçarit shqiptar.

Por gjykata lokale vlerësoi sot se 41 vjeçari vdiq nga probleme patologjike dhe vendosi të lërë të lirë dy shqiptarët ciganë duke përjashtuar akuzën për vrasje.

Ngjarja ndodhi në qytetin Lamia të Greqisë pak ditë më parë. Dy vëllezërit binjakë 33-vjeçarë që janë shqiptarë, pjesëtarë të komunitetit egjiptian, janë konfrontuar me shqiptarin tjetër 41 vjeç dhe e kanë futur në mes duke e qëlluar me grushte dhe shkelma.

Pak më pas, 41 vjeçari u dërgua në spital por ndërroi jetë pasi pësoi atak kardiak, raporton noa.al.

Pikërisht ky element u vlerësua nga gjykata si shkak i vdekjes së të ndjerit, megjithëse hetimi përcaktoi se ataku kardiak erdhi për shkak se viktima u përball me dhunë fizike që rezultoi fatale për jetën e tij.

Në fotot dhe video shikoni dy vëllezërit që akuzohen për krimin. Ata janë të detyruar të paraqiten në polici një herë në 10 ditë. /noa.al/

Loading...
Loading...