Transmetuar më 03-10-2019, 08:11

Semafori ishte i kuq, por ajo sërish e kaloi rrugën duke ecur në vijat e bardha.

Në atë moment po kalonte një 30-vjeçar me motor, i cili nuk arriti që ta shmangë por humbi kontrollin dhe në ecje e sipër u përplas me një bordurë metali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Tashmë gruaja 74-vjeçare, akuzohet për vrasje, si pasojë e aksidentit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Genova të Italisë, në janar të vitit 2019.

Në përfundim të hetimeve, ku u përfshi edhe funksionimi i semaforit, dhe shpejtësia e mjetit, u mor e pandehur e moshuara.

Seanca e radhës gjyqësore u mbajt këtë të martë, duke bërë jehonë në media, për shkak se është ndër të paktat raste ku kalimtarja merret e pandehur. /a.y/noa.al