Transmetuar më 03-10-2019, 10:13

Dy vajza të vogla binjake me moshë 3-vjeçare u gjetën të vdekura brenda makinës në diell. Vogëlushet i kishin ikur nga vëmendja dados së tyre dhe pas një kërkimi të gjatë dhe orëve të tëra ankthi, u gjetën brenda makinës në diell të dielën e kaluar, teksa temperaturat kishin shkuar 34 gradë.

Askush nuk e di se si arritën të hyjnë në makinën e parkuar para shtëpisë.

Ngjarja e rëndë vjen nga Georgia, SHBA, ndërkohë që vdekja e të miturave u cilësua nga policia si aksidentale.

Raelynn dhe Payton Keyes, u gjetën brenda makinës nga kujdestarja e tyre, e cila kishte një vit që ishte punësuar.

Nëna e vajzave të vogla kishte ngelur shtatzënë gjashtë muaj pasi kishte humbur vajzën e saj të parë, e cila gjeti vdekjen pesë javë pas lindjes.

Dhimbja që përjetonin për këtë situatë nuk e kishte lejuar atë dhe të shoqin që të rrisnin dy vajzat, duke marrë kujdestare dhe shkonin ti takonin herë pas here. “Është një makth, makth”, thotë nëna Skye Keyes. /a.y/noa.al