Babai i hedh ujë të nxehtë në grykë djalit 6 muajsh dhe e vret: Kishte djallin brenda
Transmetuar më 03-10-2019, 10:50

I hodhi ujë të nxehtë në grykë të birit 6 muajsh dhe e mbajti nën ujë deri sa e vrau.

Pablo Martinez, i cili jeton në Pascua Yaqui, pranë Tucson, në Arizona, pranoi vrasjen e djalit të tij 6-muajsh, duke deklaruar se donte ta çlironte, pasi kishte djallin brenda.

31-vjeçari shpjegoi se vogëlushi kishte pësuar një krizë inati teksa lahej dhe ai e interpretoi si shenjë të pushtimit nga djalli. Kështu i hodhi në grykë ujë të nxehtë nga rubineti, i bindur se do i nxirrte djallin dhe më tej e zhyti në ujë.

Partnerja e tij, Romelia Martinez, nëna birësuese e fëmijës, duke mos dëgjuar asnjë zhurmë prej fëmijësh, tentoi që të hynte në banjë, por e gjeti derën të mbyllur me çelës dhe kur arriti që të hynte, për fëmijën ishte shumë vonë.

“Duhet ta bëja”, tha ai, gjatë shoqërimit në polici. Foshnja u deklarua i vdekur gjatë kësaj të hëne, teksa u konstatuan një sërë djegiesh në trup. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...