Transmetuar më 03-10-2019, 11:31

Italia i është bashkuar vendeve të Bashkimit Europian që i kanë ofruar Shqipërisë ndihma, pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, me magnitudë 5.8, që shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, ambasada italiane njofton se sapo kanë mbërritur në Durrës ndihmat italiane për personat e prekur nga tërmeti.

“Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit europian si pasojë e tërmetit në Shqipëri! 🇮🇹🇦🇱🇪🇺”, thuhet në njoftim, ndërsa shihen edhe fotot e kamionëve me ndihma./b.l/noa.al/