Transmetuar më 03-10-2019, 13:04

“Janë imazhe të forta, por nuk mund të bëjmë sikur nuk i shikojmë”. Me këto fjalë eurodeputeti i Forza Italia, Antonio Tajani, komenton në rrjetet sociale një video shokuese, ku shihen dhjetëra persona të shtrirë në tokë të zhveshur, teksa dy gjela ecin mbi trupat e tyre.

Filmimi u publikua nga vetë Tajani, duke denoncuar dhunimin e radhës së të drejtave të njeriut në Venezuelë.

“Ky është trajtimi që marrin të burgosurit opozitar të regjimit të Maduros. Është koha për ta ndalur!

Këto janë kushtet në të cilat jetojnë të burgosurit, teksa pulat dhe gjelat bëjnë banket mbi trupat e tyre.

Duhet një pozicion i qartë nga ana e gjithë komunitetit ndërkombëtar kundër diktaturës së Maduros. Uroj që edhe qeveria italiane ti bashkohet apelit tim”, shkruan ai. /a.y/noa.al