Transmetuar më 03-10-2019, 16:18

Një aeroplan bombardues i Luftës së Dytë Botërore është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e 7 personave.

Aeroplani i rrallë model B-17, në bordin e të cilit ndodheshin 13 persona, u rrëzua në një aeroport në shtetin amerikan të Connecticut.

Gjashtë anëtarë të bordit sipas mediave të huaja kanë shpëtuar.

Avioni ishte i regjistruar si avion civil dhe nuk ishte më në përdorim nga ushtria amerikane, thanë ekspertë të aviacionit amerikan.

Ekspertët thonë se rreth 10 aeroplanët B-17 janë ende në gjendje pune dhe vazhdojnë të fluturojnë në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pas kësaj tragjedia pritet të vendoset për të ardhmen e tyre nëse do të lejohen të fluturojnë ende apo jo./NOA.al/