Transmetuar më 03-10-2019, 16:54

Giorgio Squinzi, drejtori i kompanisë së materialeve kimike të ndërtimit, Mapei – i cili ishte sponsori kryesor gjatë viteve 1990 dhe 2000, të një prej ekipeve më të suksesshme të çiklizmit për meshkuj në historinë e këtij sporti – por edhe i klubit të Seria A, Sasuolo, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 76 vjeç.

Sponsorizimi i ekipit të çiklizmit nga Mapei, erdhi falë Squinzi dhe pasionit të babait të tij për këtë sport. Në vitin 1993, ai mori përsipër duke u bërë sponsor kryesor i ekipit Eldor-Viner, kohë kur nisi edhe mbretërimi i saj si një nga ekipet më të fuqishme në garat profesionale me biçikletë.

Por në futboll ai pati një sukses edhe më të jashtëzakonshëm me Sasuolon. Arritjet e këtij ekipi i njohur edhe sportdashësit e shumtë shqiptarë, por nuk e dinë se kanë ardhur falë financimeve dhe pasionit të një njeriu, ish-presidenti Squinzi, tashmë i ndjerë.

Squinzi lindi në Cisano Bergamasco, në Lombardi, Itali, në 1943, gjashtë vjet pasi babai i tij, Rodolfo, kishte themeluar kompaninë Mapei. Giorgio e mori detyrën si menaxher i përgjithshëm i Mapei në 1976 dhe shpejt zgjeroi biznesin e babait të tij, në të gjithë botën. /NOA.al/