Transmetuar më 03-10-2019, 18:49

Vajza 23-vjeçare pretendon se e ka shitur virgjërinë e saj për 1.5 milion Euro një deputeti të Partisë Konservatore, i moshës rreth të pesëdhjetat’ përmes një agjencie famëkeqe "online".

Vajza e njohur me emrin Lia, nga Britania e Madhe, e nxori virgjërinë në ankand përmes një faqeje interneti" Cinderella Escorts".

Ajo tha se e takoi politikanin dhe bisedoi me të për dy muaj përpara se të pranonte ofertën.

Vajza 23 vjeçare tha se deputeti, me të cilin ka pranuar të flejë është ‘një zotëri’ dhe shumë i arsimuar .

Lia thotë se edhe nëna e saj e mbështeti vendimin pasi "paratë e gatshme janë më të mira se një zemër e thyer" .

"Do t’i  përdor paratë për të blerë një apartament më afër Londrës, për të hequr përfundimisht dorë nga banesat me qira", tha ajo për mediat britanike, pas shumës së parave që përfitoi nga deputeti, emrin e të cilit tha se kishte rënë në ujdi, që të mos e bënte publik.

Aftësia për të shitur virgjërinë është "një hap i rëndësishëm drejt emancipimit", pretendoi vajza, lidhur me përvojën e saj.

Në fillim të këtij viti, Cinderella Escorts bëri një tjetër pretendim të pa vërtetuar se ajo kishte siguruar shitjen e virgjërisë së Mahbuba Mammadzada, një nga modelet më të suksesshme të Azerbajxhanit, për një politikan në Tokio./NOA.al/