Transmetuar më 03-10-2019, 19:56

Një histori e veçantë vjen nga Drenica e Kosovës ku një gjerman ka shkuar në dasmën e një të riu të cilit 20 vite më parë i shpëtoi jetën.

Në atë kohë ai ishte vetëm një foshnjë, dhe Manfred Kühle u bë pjesë e ditës më të rëndësishme të tij.

Drenit Bajraktari nuk do ta harrojë kurrë atë që gjermani ka bërë për të.

Në muajt e parë të jetës së tij, Dreniti shfaqi probleme shëndetësore dhe familja e kishte të pamundur që ta kuronte.

Ishte viti 1999 kur Manfred Kühle e mori Drenitin nga fshati dhe e dërgoi në Prishtinë duke i siguruar edhe ilaçe.

Këtë e bëri duke e kaluar nëpër disa kontrolle policore e ushtarake të serbëve që ishin nga Komorani deri në Prishtinë.

Dhe pas 20 viteve ndodhi takimi i dytë. /k.k/noa.al/