Transmetuar më 03-10-2019, 21:27

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku duket se ka rilindur në Segunda Division, në Spanjë.

Skuadra ku aktivizohet Sadiku ka barazuar në transfertë pasditen e sotme, ndersa Sadiku shënoi një gol për të tijët.

U deshën vetëm tre minuta që Sadiku të kalojë në epërsi skuadrën ku ai aktivizohet.

Bomberi elbasanas mori një asist të bukur nga krahu i djathtë dhe me një qetësi “vrastare” arriti që ta dërgojë në rrjetë.

Ky është goli i dytë në kampionat teksa më herët shënoi ndaj Mirandesit në ndeshjen e zhvilluar në 14 shtator.

Më poshtë keni golin e shënuar nga sulmuesi kuqezi./a.k/noa.al/