Transmetuar më 04-10-2019, 08:54
Foto ilustruese

Një vajzë 12 vjeçe i’u besua një qendre për kujdesin e të miturve, pasi ishte viktimë e abuzimeve seksuale prej afro 30 meshkujsh. Nën akuzën e përdhunimit u arrestua edhe babai i vajzës, i cili jo vetëm që ka lejuar përdhunimet, por donte ta kthente vajzën në prostitutë, për të përfituar para.

Një histori drithëruese e raportuara nga mediat indiane, e ndodhur në fshatin e Malappuram, në Kerala.

Abuzimet kishin nisur kur vajza ishte vetëm 10 vjeçe dhe kanë zgjatur për dy vite. Gjithçka nisi për shkak të vështirësive ekonomike të familjes, ku babai i papunë, nisi të prostituonte fillimisht gruan dhe më pas vajzën.

Në fillim meshkujt që vinin në shtëpi për të abuzuar me vajzën ishin miq të babait, por më tej rrjeti u zgjerua edhe me të panjohur. Makthi i të miturës mori fund, kur një operacioni i policisë, arrestoi babanë e vajzës dhe dy burra të tjerë.

“Nuk dija çfarë të bëja apo thosha, e vetmja gjë që bëra para se të ikja nga shtëpia ishte të shkruaja në derën ‘Më vjen keq mami’”, tha e reja gjatë marrjes në pyetje, teksa është dërguar në një qendër për të miturit. /a.y/noa.al