Transmetuar më 04-10-2019, 11:15

Pas plagosjes së dy turistëve te Syri i Kaltër gjatë kësaj të enjteje, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, merret vendimi për mbylljen e parkut.

Parku i Syrit të Kaltër do të mbyllet përkohësisht, për arsye sigurie.

Gjithçka deri në sigurimin se incidente të tilla nuk do të përsëriten më tej.

Si pasojë e shembjes së masivit shkëmbor, mbetën të plagosur dy turistë, greku Stilianis Bebis 47 vjeç dhe izraeliti Almog Atia 23 vjeç.

Mbetet ende e paqartë se sa kohë do të qëndrojë parku i mbyllur, teksa rihapja e tij pritet të mësohet në vijim. /a.y/noa.al