Profesor Edmond Tupe flet për të birin autik: Po kur unë të mbyll sytë, ç’do ndodhë me të
Transmetuar më 04-10-2019, 17:47

Pedagogu dhe publicisti i mirënjohur, Edmond Tupe, me Bieta Sulon, në një rrëfim për djalin e tij të prekur nga autizmi, tregoi edhe brengën më të madhe.

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Tupja tregoi se sa e vështirë është për të dhe bashkëshorten rritja e Gesit, i cili edhe pse 32 vjeç, mendon dhe vepron si një fëmijë 4 vjeçar.

Përpos kujdesit të veçantë dhe dashurisë që ata si prindër vazhdojnë t’i falin çdo ditë Gesit të tyre, profesori ngriti shqetësimin se çfarë do ndodhë me të birin, pasi ai dhe e shoqja të mos jetojnë më.

“Është një brengë e madhe për një prind , që të mendojë ditën kur ai do të mbyllë sytë, kush do të kujdeset për atë fëmijë. Ky është problemi i madh, që të heq gjumin, të heq oreksin, të heq gjithçka…të heq shijen e jetës”, tha më pas ai.

Loading...
Loading...