Transmetuar më 04-10-2019, 19:11

Edhe pse pati incidente dhe rrëmuja, derbi Tirana-Partizani kishte edhe anë të tjera për të shijuar, përveç lojës dhe fitores dramatike të të kuqve.

Moderatorja bukuroshe e sportit, e pranishme në ndeshjen e shumëpërfolur të këtyre ditëve Tirana-Partizani, tifoze e njohur bardheblu, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të ndryshme Ballkanase.

Ata e kanë veçuar ish-velinën e “Fiks Fare”, Gea Braha, si një femër seksi dhe plot forma.

Vetë bukuroshja ka ndarë të gjithë artikujt e medieve të huaja, ndërsa e shoqëron dhe me një shkrim ku shpreh gjithë gëzimin që ndjen për këtë: Vazhdojnë të shkruajnë për mua. Balkan”.

Moderatorja nuk e ka fshehur gëzimin nga artikujt e medieve në Ballkan rreth saj. Ajo vazhdimisht ndjek edhe Kombëtaren. /NOA.al