Transmetuar më 04-10-2019, 21:26

Dy policë, 30 dhe 34-vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste të Italisë, pas një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë.

Sipas mediave italiane, shkëmbimi i zjarrit ndodhi mes policisë dhe dy vëllezërve, në Selinë e Policisë në Trieste, pasi ata ishin shoqëruar pas një kontrolli për grabitjen e një skuteri, kryer në orët e para të mëngjesit.

Njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti t’i vidhte armën njërit prej agjentëve. Në përpjekje për t’u arratisur, ai qëlloi një polic në ambientet e brendshme të Komisariatit. 39-vjeçari ia doli që përmes një kalimi nëntokësor të dilte jashtë, ku dhe qëlloi edhe efektivin e dytë duke e lënë të vdekur.

Dy agresorët, me kombësi Dominikane, quhen Alejandro Augusto Stephan Meran, 29 vjeç dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç.

Mediat italiane duke iu referuar burimeve nga policia deklarojnë se ai që ka qëlluar ka qenë më i riu.

Agjentët e policisë që mbetën viktima të sulmit janë Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego. Rotta, me origjinë nga Pozzuoli (Napoli), ishte djali i një polici, aktualisht në pension, i cili punonte në Napoli. Kryetari i Komunës së Triestes, Roberto Di Piazza, e shpalli ditë zie në qytet pas vrasjes së dy agjentëve./b.l/noa.al/