Transmetuar më 04-10-2019, 23:11

Çoji karamele me marijuanë në shkollë i bindur se po bënte shaka dhe do pëlqehej, por një shoqe u ndje keq.

Luke P. Chance çoi në klasë disa karamele me drogë dhe vendosi që t’ua ofrojë shokëve të tij pa u thënë gjë, për të parë se si do të reagonin.

Donte të ishte një shaka e tij, por çdo gjë përfundoi në tragjedi. Ngjarja u shënua në shkollën e mesme Iota High School, në Louisiana, në SHBA.

Një shoqe e shkollës 16 vjeçe u ndje keq dhe përfundoi në spital, ku në analizat e gjakut mjekët konstatuan gjurmë marijuane.

Kështu autoritetet u thelluan në hetime, duke zbuluar se në shkollë qarkullonin disa karamele me bazë marijuane, shkruan noa.al.

Policët ranë në gjurmët e 16-vjeçarit i cili u arrestua për shpërndarje marijuane këtë të hënë, ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor. /a.y/noa.al