Transmetuar më 05-10-2019, 08:58

Probleme gjyqësore për aktorin Robert De Niro. Fituesi i dy çmimeve Oscar u denoncua nga një ish-punonjëse për “diskriminim gjinor”.

Graham Chase Robinson, e cila në të kaluarën kishte punuar për kanalin e aktorit ‘Canal Production’, u pushua si zëvendës presidente, pas kërcënimeve dhe fyerjeve.

Gruaja kërkon 12 milionë dollarë dëmshpërblim.

“Robert De Niro ka mbetur peng i traditave të vjetra. Nuk e koncepton që meshkujt ti trajtojnë femrat si të barabarta. Nuk i intereson as që diskriminimi gjinor në vendin e punës dhunon ligjin. Zonja Robinson është viktimë e kësaj sjelljeje”, thuhet në denoncim.

Bazuar në denoncim thuhet se aktori e kishte trajtuar si “gruan e tij të zyrës”, duke e detyruar të respektojë tradita femërore, duke e paguar më pak se kolegët meshkuj apo fyerje të tipit,

“Si guxon të mos i’u përgjigjesh telefonatave të mia”. /a.y/noa.al