Meta publikon video nga kërcimi i Tropojës: Krenarë për thesaret e trashëgimisë tonë
Transmetuar më 05-10-2019, 11:10

Presidenti Ilir Meta publikon një video, nën tingujt e muzikës së Tropojës, për të cilën thotë se ia ka nisur fundjavën mirë.

“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital ‘Me vallet më të bukura të Tropojës’ të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve”, shkruan Meta.

Ai shton se është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Sipas tij, ‘Kcimi i Tropojës’, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

“1000 vjet valle TR❤POJE!”, shkruan në mbyllje Meta. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...