Transmetuar më 05-10-2019, 11:37

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, reagon lidhur me helmimin e afro 50 nxënësve në Postribë të Shkodrës, të cilët konsumuan në një fast food para shkollës.

Ai thotë se helmimi akut ushqimor në Postribë, është “testi i akreditimit” për laboratorët tanë.

“Është prova e zjarrit. Është ‘kriteri’ i së vërtetës. O je, o nuk je?! Helmimi ushqimor akut i nxënësve në Postribë, nuk ka emër, nuk ka shkaktar dhe rrjedhimisht as edhe përgjegjësi. Nuk dihet nëse ishin Stafilokokët, Salmonelat, Shigellat, Listeriat, ato që helmuan të rinjtë tanë. Ashtu sikundër nuk u mor vesh infeksioni nga uji i pijshëm në fund të kësaj vere! Nuk dihet… sepse laboratorët ‘nuk dinë’. Kjo është e vërteta!”, shkruan Panariti.

Ai thotë se ky është përfundimi i dhimbshëm dhe çmimi që do të paguajmë, mjerisht shumë i rëndë, sa kohe që muzikantë, sociologë, mekanikë, drejtojnë sigurinë e ushqimit në Shqipëri!

Rreth 50 nxënës u paraqitën në spitalin e Shkodrës gjatë dy ditëve të fundit, me probleme shëndetësore, temperaturë dhe të vjella.

Rastet e para u shënuan mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postribë, Shkodër.

Policia thotë se janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. /a.y/noa.al

Helmimi i nxënësve pas konsumit në fast food, shkon në 50 numri i të sëmurëve në Shkodër

Helmimi i nxënësve në Shkodër, policia del me deklaratë: Hëngrën në fast food

19 nxënës në Shkodër shkojnë në spital me helmim dhe të vjella, dyshimet e para