Transmetuar më 05-10-2019, 12:10

Abuzoi për një kohë të gjatë me djalin 3 vjeç, deri sa i këputi organin gjenital. Brittany Nicole Lippincott, 29 vjeçe nga Lippincott, në Fairmont, të Virginia, SHBA, e keqtrajtonte të birin, duke i mohuar ushqimin dhe e dhunonte fizikisht, deri sa i këputi organin gjenital me pincë.

Kur policia hyri në apartamentin e tyre, e gjeti vogëlushin në gjendje të theksuar kequshqyerje dhe të veshur vetëm me të brendshme, si dhe me plagë të ndryshme në trup, buzë dhe organin gjenital.

Vogëlushi u morr në pyetje nga policia, ku deklaroi se dëmtimet ia kishte shkaktuar e ëma.

I mituri tregoi se nëna i mohonte ushqimit, ndërsa detyrohej që të shikonte të tjerët se si hanin. Agjentët hynë në banesën e gruas, pas sinjalizimit se gruaja kishte lëndë narkotike në banesë, por as që e kishin menduar skenën me të cilën do të përballeshin.

Gruaja u vu në prangat e policisë, ndërkohë që vogëlushi i’u besua shërbimeve sociale.

Detajet tronditëse lidhur me të miturin u bënë publike në gjykatë këtë të martë, ku u mbajt seanca gjyqësore ndaj gruas e cila u arrestua në muajin qershor. /a.y/noa.al