Përgatiteni në shtëpi, kjo maskë ju shpëton nga lëkura e yndyrshme
Transmetuar më 05-10-2019, 16:10

Problemi i lëkurës me vaj është shumë i zakonshëm në adoleshencë dhe për fat të keq, gjithnjë e më shpesh sot vazhdon edhe në moshë madhore. Simptomat janë të njohura: prodhimi i tepruar i sebumit, puçrra në fytyrë, pika të zeza dhe fytyrë me shkëlqim.

Një nga zgjidhjet më efektive për të rregulluar këtë është gjendur tek maskat e fytyrës. Natyrisht jo të gjitha janë të përshtatshme për këtë lloj problemi: është e domosdoshme që përbërësit e pranishëm të jenë me efekt pastrues, në mënyrë që të eliminojnë papastërtitë dhe të krijojnë një frenim në prodhimin e sebumit të egër.

Sipas Glamour.it, lajm i mirë është se ju mund të bëni maska ​​për këtë lloj lëkure fare lehtë, në shtëpi, falë recetave të thjeshta dhe përbërësve të lehtë për t’u gjetur. Këtu keni një  sugjerim për ta provuar:

Çaji jeshil, mjaltë dhe limon

Në këtë rast, vetitë anti-oksiduese të çajit të gjelbër shtohen në substancat e astringentit të limonit dhe tek vetitë pastruese të mjaltit. Në veçanti, një maskë e këtij lloji do t’ju ndihmojë të rregulloni prodhimin e sebumit duke shtuar një efekt anti-plakje dhe tonifikim të lëkurës.

Përzieni tri lugë mjaltë me lëng limoni dhe çajin jeshil. Dy pjesët e lëngshme nuk duhet të jenë shumë të bollshme: përzierja nuk duhet të hidhet, por të krijohet masë kremoze që aplikohet në fytyrë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...