Transmetuar më 05-10-2019, 20:24

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Peqan të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, 2 persona kanë gjetur vdekjen ndesrsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave vendase, të cilat citojnë burime policore, në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon udhëtarësh dhe një kamion.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/