Transmetuar më 05-10-2019, 23:35

Sonila Meço është një nga emrat e njohur të gazetarisë dhe ekranit shqiptar.

Ajo ka zbuluar një nga gjërat që i ka mbetur peng në jetën e saj.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Meço shihet teksa i bie një violine dhe krahas saj shkruan se i ka ngelur peng.

“Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar,”- shkruan ajo krahas fotos, teksa lë të nënkuptohet se mund ta realizojë në të ardhmen që të mësojë t’i bjerë një sërë instrumentesh që si ka provuar ende.

Sonila Meço aktualisht drejton emisionin "Tempora" në RTV Ora./a.k/noa.al/