Olsi e imitoi në ‘Klanifornia’, Alba nuk ia përton komentin
Transmetuar më 06-10-2019, 08:53

Mbrëmjen e kësaj të shtune nisi spektakli më i ri i humorit ‘Klanifornia’, pjesë e të cilit është edhe aktori Olsi Bylyku.

Në puntatën e parë, Olsi u shfaq në rolin e balerinës dhe prezantueses së motit Alba Hoxha.

Olsi ka publikuar një foto nga imitimi gjatë spektaklit, ku shkruan, “Ore ka lot po them”.

Pas kësaj nuk ka munguar reagimi i Albës, e cila i kthehet me fjalët “Avash se u këpute”.

Kujtojmë se Olsi e ka imituar edhe herë të tjera Albën dhe duket se mes tyre komentet janë të lirshme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...