Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova
Transmetuar më 06-10-2019, 09:05

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi jep një mesazh me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai thotë se sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe do të përballet me sfidat që janë përpara.

“Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkruan Thaçi në mesazhin e tij.

Numri i votueseve është 1 937 868, ndërsa garojnë 25 subjekte politike, nga ku do të dalin 120 deputetë.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni NISMA-AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë

Loading...
Loading...