Transmetuar më 06-10-2019, 11:39

Të gjithë bashkë për të ndjekur skuadrën e zemrës, Aston Villa. Princi George i Anglisë vetëm 6 vjeç, ka një pasion të madh për futbollin dhe bashkë me prindërit e tij, princin e kurorës William, nënën Kate dhe motrën Charlotte, ndoqën ndeshjen e Premier League mes Aston Villa dhe Norwich City në Carrow Road.

Një ditë plotë me emocione për familjen mbretërore, mes thirrjeve mbështetëse për skuadrën e zemrës.

Që të katër u filmuan teksa kërcenin dhe brohorisnin nga lumturia.

Aston Villa siguroi një fitore befasuese me rezultatin 4 me 0, përballë Norway City.

Vogëlushi George u shfaq më i kënaqur se kurrë, teksa kërcente nga gëzimi.

Një pasion i transmetuar nga i ati William, i cili prej kohësh është fans i zjarrtë i Aston Villa. /a.y/noa.al