Masakër për xhelozi, një person vret të ish-të dashurën dhe 4 familjarët e saj
Transmetuar më 06-10-2019, 13:20

Pesë persona u ekzekutuan mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e myslimanëve shiit në Kitzbuehel, të Austrisë.

Nga të dhënat paraprake të publikuara nga policia, i dyshuari për ngjarjen është një 25-vjeçar, i cili u vetëdorëzua gjatë mëngjesit të së dielës.

I riu dyshohet se vrau ish-të dashurën e tij për xhelozi, dhe hapi zjarr edhe ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të gjithë.

Nga rindërtimi i ngjarjes, 25-vjeçari shkoi në shtëpinë e vajzës, por derën ia hapi babai i saj, të cilin e qëlloi të parin.

Më pas vrau vëllanë e saj dhe nënën. Policia thotë se më tej, ai vrau ish-partneren 19-vjeçare si dhe të dashurin e saj të ri 24 vjeç, me të cilin e reja ndodhej në ballkon. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...