Transmetuar më 06-10-2019, 19:15

Pas 12 orësh, sipas afatit është mbyllur pa incidente apo shkelje të rënda procesi i votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan sot si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në këto zgjedhje KQZ çertifikoi 20 parti politike, 4 koalicione dhe një parti të pavarur.

Nga 25 subjekte politike në garë, janë gjithsej 1068 kandidatë.

Votimet janë mbajtur në 895 qendra votimi me 2547 vendvotime në 38 komuna të Kosovës. Pritet të shpallet zyrtarisht numri i pjesëmarrësve në votime. Pas pak nis numërimi dhe rezultatet paraprake pritet të dalin nga ora 22.00.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 43.59 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Por ka pasur edhe raste, që do të kujtohen gjatë, si votimi i së moshuarës mbi 100 vjeç, në Ferziaj.

Xhezide Aliu, 106-vjeçare nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt, të dielën në mëngjes është paraqitur në qendrën e votimit me nr. 2512D/01R për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Gjithashti, ka pasur edhe parregullësi dhe incidente, ndonëse KQZ tha se ato nuk e kompromentojnë procesin.

Janë arrestuar edhe disa persona, për shkelje të ligjeve zgjedhore, si në Prizren, pasi dyshohet se ata kanë fotografuar votën, por pa e kompromentuar procesin./NOA.al