Meta: Kosova i tregoi botës se është shembull i demokracisë, rajoni vuan nga autoritarizmi
Transmetuar më 07-10-2019, 09:00

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat shpallën fitues Partinë Vetëvendosja të Albin Kurtit.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Meta, thekson se Kosova i dha një shembull mbarë botës, për demokracinë në rritje, “në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!” thotë Meta./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...