Transmetuar më 07-10-2019, 10:32

Nëse jeni një nga aplikuesit për Lotarinë Amerikane, ambasada ka nxjerrë një njoftim të ri, pak ditë pas nisjes së aplikimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit”, shkruan ambasada amerikane.

Aplikimet për lotarinë amerikane mbyllen më 5 nëntor në orën 18.00 dhe për të zbuluar nëse jeni fitues mund të kontrolloni nga data 5 maj 2020 në dvlottery.state.gov./b.l/noa.al/