Transmetuar më 07-10-2019, 13:07

Cristiano Ronaldo nuk e fshehu entuziazmin pas fitores së djeshme ndaj Inter, fitore që riktheu në krye bardhezinjtë.

Ai bëri publike edhe disa foto, teksa gjatë lojës ishte i rrethuar nga tre lojtarë zikaltër, si për të treguar se mbetet i papërmbajtshëm.

"Një performancë e shkëlqyer nga skuadra jonë", – tha Ronaldo.

"Ndjenjë e jashtëzakonshme, të rikthemi sërish në krye të klasifikimit."

Edhe këtë sezon, Seria A do të ketë të njëjtën simfoni, me Juven favorite dhe pretendente kryesore për titullin kampion.

Dybala dhe Higuain me nga një gol në çdo pjesë loje zhvlerësuan golin e vendasve, të cilin e realizoi Martinez me një 11-metërsh në pjesë të parë.

pas 7 javëve të para,  Juve u ngjit në krye të klasifikimit me 19 pikë, një më pak se Inter i vendit të dytë me 18 pikë. Atalanta mban vendin e tretë me 16 pikë. /NOA.al