Transmetuar më 07-10-2019, 13:22

Futbollisti argjentinas, Ezequiel Esperon, vdes në moshën 23 vjeç, pasi ra nga tarraca e katit të gjashtë.

Raportohet se 23-vjeçari ra nga pallati rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës në Buenos Aires, teksa po ndahej me miqtë.

Ezequiel Esperon, 23 vjeç, u shpall i vdekur menjëherë pasi arriti në Spitalin "Zubizarreta" në Buenos Aires.

Ai besohet të ketë rënë pasi u mbështet në një kangjellë, që nuk ishte mbyllur siç duhet, dhe u hap nga pesha e tij.

Tragjedia ka ndodhur në një apartament, ku ai ishte mbledhur në një mbrëmje me miqtë e tij.

Esperon filloi karrierën e tij profesionale me klubin e Buenos Aires, "All Boys", përpara se të bashkohej me ekipin brazilian "Sport Club Internacional".

Pas një viti ai i la ata për rivalët e qytetit Gremio, përpara se të transferohej në Meksikë me klubin e tij të fundit, Atlante de Meksikë.

Të gjithë klubet ku ai ka luajtur shprehën publikisht ngushëllime dhe keqardhje për largimin e parakohshëm nga jeta të futbollistit, ndërsa Alexis Mac Allister, i cili luan për Boca Juniors, me huazim nga skuadra e Premier League, Brighton, ishte një mik i ngushtë i Esperon.

Ai shkoi në Instagram, duke postuar një fotografi të mikut të tij mesazhin: Sot të dashurit e tu kanë një engjëll tjetër në Parajsë. Ne do t’ju kujtojmë gjithmonë". /NOA.al/