Transmetuar më 07-10-2019, 15:04

Dukesha e Sussex mund të vihet ballë për ballë me babanë e saj për herë të parë pas katër vjetësh – në një sallë gjyqi në Britani. Kjo mund t’i japë fund ndoshta edhe mosmarrëveshjeve, që ata të mund të takohen sërish në të ardhmen.

Thomas Markle dje tregoi pse ndjehej i detyruar të lëshonte detaje të një letre private të dërguar nga vajza e tij Meghan, e cila tani është në qendër të një beteje të hidhur ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

Burime pranë tij thonë se ai është gati të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar për të mbrojtur veprimet e tij.

Një burim i brendshëm i tha "Mirror", se "Tomi nuk erdhi në dasmën e Meghanit, megjithatë takimi i parë i tij me vajzën tani, pjesë e familjes mbretërore mund të ndodhë në një nga gjykatat e vendit".

I ati i Meghan duhet të sqarojë raportet e tij me të bijën, para se të takohet me të.

Çështja e mundshme gjyqësore shihet si një përmbysje tjetër e egër dhe e ashpër e raporteve mes Meghan dhe babait të saj.

Drejtori në pension i ndriçimit Hollywood, i cili jeton në Rosarito, Meksikë, nuk arriti të shëtiste Dukeshën, 38 vjeçe, gjatë dasmës së saj, në Windsor, gjatë majit të vitit të kaluar pasi pati një sulm në zemër. /NOA.al