Transmetuar më 07-10-2019, 15:46

Sot futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenal dhe i Zvicrës, Granit Xhaka është bërë sot baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Leonita ka sjellë në jetë një vajzë. Graniti ka ndarë në Instagram disa fjalë ku shpreh mirëseardhjen për të bijën.

Ai ka postuar një foto ku duken vetëm duart e tij dhe Leonitës, si dhe ajo e vogëlushes së porsalindur.

“Mirëseerdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, – shkroi Xhaka përkrah fotos. Edhe xhaxhai i vajzës, Taulanti Xhaka, futbollisti i Kombëtares sonë, është shprehur shumë i lumtur për këtë lajm. Ai ka postuar të njëjtën foto si i vëllai, duke e shoqëruar me disa fjalë zemre.

“Sot është një ditë e veçantë për mua me plot gëzim e lumturi, që u bëra për herë të parë xhaxha! Jam krenar për ty vëlla @granitxhaka jam i bindur që do bëhesh një prind i mrekullueshëm edhe një prind me shumë dashuri ndaj priceshës së vogël❤ Tani po kaloj pak te @leonita.x për mua je jo veç nusja e vëllavit po edhe motra ime edhe do të kesh gjithmonë mbështetjen tonë! Xhaxhi Taulanti do të jetë gjithmonë këtu për ty princesha e vogël❤ @granitxhaka @leonita.x.”, – shkroi Taulanti, i cili nga ana e tij është i fejuar, por ende jo i martuar.