Transmetuar më 07-10-2019, 16:15

Një anije me emigrantë është mbytur në brigjet e Lampedusas.

Raportohet se rojet bregdetare kanë nxjerrë deri tani nga deti kufomat e trembëdhjetë grave, ndërsa janë arritur të shpëtohen 22 të tjerë.

Në bordin e anijes ishin rreth 50 persona. Mes të zhdukurve janë edhe 8 fëmijë, ndërsa Prokuroria e Agrigento ka hapur një hetim për ngjarjen tragjike.

“Në mesin e të zhdukurve është edhe motra ime me fëmijën e saj tetë muajsh”, tha një i mbijetuar në Imbriacola.

Sipas hetimeve, kur anijet e patrullës së Rojës Bregdetare dhe roja e financës shkuan për të tërhequr emigrantët, të gjithë u zhvendosën në njërën anë dhe varka u përmbys në det.

Siç është raportuar nga rojet bregdetare në një deklaratë, “rreth orës 00:15 anija patrulluese vuri varkën e mbingarkuar rreth 6 milje larg ishullit të Lampedusas dhe pas disa minutash mbërriti edhe njësia e Guardia di Finanza. Operacionet e shpëtimit, me kushte të motit të pafavorshëm me det të trazuar dhe zhvendosja e papritur e emigrantëve bëri që anija të përmbyset”.

Prokurori i Agrigento hapi një hetim për mbytjen e anijes. /NOA.al