Transmetuar më 07-10-2019, 17:43

Një ngjarje tronditëse ka shokuar banorët në Chita të Rusisë, ku koka e prerë e një vajze u gjet e hedhur nga kati i 12.

Disa adoleshentë ishin dëshmitarë të skenës horror, dhe thanë se ndihen të tmerruar.

Viktima është identifikuar me emrin Elisaveta, 19-vjeçe, punonjëse në një prej klubeve aty pranë.

Për ngjarjen është arrestuar një 38-vjeçar i cili dyshohet se është i dashuri i vajzës, dhe që dyshohet po ashtu se mund ta ketë kryer ai krimin.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen makabre të vajzës. /k.k/noa.al/