Transmetuar më 07-10-2019, 18:26

Kërkuesit kanë arritur të zbulojnë një diamant të rrallë në Rusi, në Siberi. Brenda gurit të çmuar ndodhet një tjetër diamante që lëviz.

Ata që e kanë gjetur thonë se ky është i pari i këtij lloji në histori.

Guri i çmuar peshon 0.122 gram dhe ka një madhësi prej 4.8 × 4.9 × 2.8 mm.

Shkencëtarët rusë besojnë se fillimisht u formua diamanti brenda, ndërsa i jashtmi u shfaq më vonë.

Diamanti i brendshëm ndodhet brenda një zgavre të mbyllur, ku mund të lëvizë lirshëm.

Kjo zbrazëti mes dy diamanteve ka një vëllim prej vetëm 6 milimetër kub.

Por ajo çfarë i habit më shumë të gjithë është sesi u formua hapësira mes dy diamanteve. /k.k/noa.al/