Transmetuar më 07-10-2019, 19:40

Momente tmerri kanë përjetuar disa persona në një parukeri në New York. Teksa ishin duke punuar, një dre thyen xhamin dhe futet brenda si i tërbuar.

Paniku shihet në veprimet e personave që gjendeshin aty, ndërsa kafsha sillet vërdallë duke shkatërruar çdo gjë që i del përpara.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë, ndërsa parukierja Jenisse Heredia deklaroi pas ngjarjes se nga zhurma e goditjes mendoi se ishte një makinë.

Dëme të shumta i janë shkaktuar pronares së biznesit. /k.k/noa.al/