Transmetuar më 07-10-2019, 20:27

Landi Hysi është një nga artistët e respektuar për publikun shqiptar.

Këngëtari i grupit “West Side Family” ka "shpërthyer" ashpër ndaj politikanëve që kanë deklaruar sot se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova për zgjedhjet.

Në një postim në Instagram, Landi thotë se vijnë e thonë të marrim shembull Kosovën pasi "e kanë bërë m*tin mullar".

Ndërsa postimin e tij e ka shoqëruar me dy shprehje të filmave shqiptarë:

“Ha gjiz agush se të bën esëll” nga filmi "Njeriu me top" dhe  “Toka jonë nuk i duron çibanët e huaj zoti Gjeneral, vetëm çibanët vendas!”, nga filmi “Në fillim të verës”./a.k/noa.al/